
Fotot/ Përmbyset makina në Berat, plagoset shoferi dhe pasagjeri!
E Mërkurë 6 Dhjetor 2023, 08:08
Dritare.net

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Berat, në afërsi të qendrës Lira.
Mësohet se automjeti i cili drejtohej nga Luan Agalliu si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi autoritetet kanë bërë të mundur nxjerrjen në kohë të shoferit dhe pasagjerit nga mjeti.
Ndërkohë automjeti tip Ford ka pësuar dëme të mëdha materiale./M.K-dritare.net

















