Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari Artan Hoxha: Pse Vis Martinaj i bleu vilat afër shtëpisë së Edi Ramës!

Gazetari Artan Hoxha: Pse Vis Martinaj i bleu vilat afër shtëpisë

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv zbuloi se përse Ervis Martinaj bleu dy vila afër shtëpisë së kryeministrit Edi Rama. Gazetari shprehet se nga përgjimet ka dalë që i ka blerë bilat për të qenë i mbrojtur nga atentatet sepse Garda e Republikës duke dashur të mbrojë Ramën, është e detyruar të ruajë edhe Visin.


Kryeministri Edi Rama nuk përmend kurrë emra banditësh. Ervis Martinaj është i vetmi rast që kryeministri ka përmendur me emër. Gjatë një fushate elektorale në një moment ka thënë: “Ne e dimë se kush është tek ajo makina e blinduar, e dimë që është ai drejtori i lojërave te fatit.”

Për t’u mbrojtur vetë, por edhe si mjet presioni Martinaj bleu dy vila ngjitur me shtëpinë e Ramës, që supozohet zona më e sigurt në Tiranë. Garda e Republikës e ka detyrim ligjor që ta mbrojë. Ky i vajti Ramës te dera e shtëpisë. Nga përgjimet që janë regjistruar, del se ai vajti aty edhe për t’u mbrojtur. Sepse Garda duke dashur të mbrojë Ramën, është e detyruar të ruajë edhe Visin. Autorët, kundërshtarët e tij kanë porositur dron me infra, mjete optike për ta parë nga larg se nuk i afroheshin dot dhe kanë menduar ta godasin aty. Pastaj kanë bërë llogaritë që duke e goditur aty rrezikojnë kryeministrin. Duke rrezikuar sigurinë e kryeministrit do t’u qepen shteti, Ambasada Amerikane. Sepse është një atentat që duan ta bëjnë afër Ambasadës Amerikane. Nuk kanë frikë gjë tjetër, por nga Ambasada Amerikane.”, tha gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net