Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari Gazmir Raci: Dy arsye pse Serbia do veriun e Kosovës!

Gazetari Gazmir Raci: Dy arsye pse Serbia do veriun e Kosovës!

Gazetari dhe analisti Gazmir Raci i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregoi dy arsye se përse Serbia do ta marrë nën zotërim veriun e Kosovës.

"Për Kosovën është esenciale mbajtja e veriut brenda territorit, për dy arsye të vetme. E para është për ujin. Dhe e dyta minierat dhe mineralet. Sot, gjysma e Prishtinës furnizohet me ujë nga Liqeni i Ujmanit që është në pjesën veriore. Është interes vital që si territor të jetë në Kosovë. Serbia synon veriun e Kosovës sepse është e pasur, Zoti i ka falur shumë pasuri natyrore. Serbia nuk çan kokë për kishat ortodokse, ato janë në jug, në Pejë, në Prizren, në territore të tjera. Këtu bie edhe ai koncepti i lidershipit serb që thonë se po mbrojnë identitetin fetar të kishës së tyre ortodokse. Ata duan ta rimarrin veriun nën kontroll për shkak të këtyre mundësive, uji dhe miniera që ende ne nuk e dimë çfarë ka nën minierat e Trepçës, sepse janë akoma të pazbuluara dhe nuk kemi pasur qasje për vite të tëra.”, u shpreh gazetari./K.C/dritare.net