Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Helmimi i qytetarëve në Krujë, Ministrja e Shëndetësisë: Po hetohet për shkakun. Spitali i Durrësit në gatishmëri! 

Helmimi i qytetarëve në Krujë, Ministrja e

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e pranishme në spitalin e Krujës tha kanë nisur hetimet epidemiologjike. Ndonëse dyshimet janë përqendruar kryesisht në helmimin nga uji i pijshëm, Manastirliu tha se po hetohet në disa pista. Në spital janë paraqitur 370 pacientë me simptoma helmimi.

"Kam ardhur për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve që marrin shërbim në spitalin e Krujës. Situata paraqitet e qetë, pa komplikacione, nuk kemi ndonjë qytetar me gjendje të komplikuar shëndetësore. Janë rreth 370 qytetarë që janë paraqitur në spital ku kanë marrë shërbimin e nevojshëm. Sot janë paraqitur 60 qytetarë. Tashmë janë edhe disa pacientë të tjerë që po marrin shërbim në urgjencë, janë rreth 30 qytetarë aktualisht. Ka edhe adoleshentë, fëmijë e të rritur.

Sa i përket hetimit epidemiologjik, të gjithë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkisë po kryejnë të gjitha investigimet në të gjitha pista e mundshme. Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, janë një seri pistash që po investigohen. Po pyeten të gjithë qytetarët se çafër kanë konsumuar dhe do kemi rezultat përfundimtar kur të kemi rezultatin e analizave mikrobiologjike. Kemi marrë masa që nëse do të ketë raste të shtuara edhe spitali i Durrësit mund të vendoset një pavion për të pritur pacientët. Hetimet po kryhen në shumë pista", tha ministrja Manastirliu./L.F-dritare.net