Ja kush është e vetmja kandidate që dorëzoi kandidaturën për kreun e PD!
Dritare.net

Ndërsa në orën 12:00 të ditës së sotme skadon afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim në garën për kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë, në selinë blu është paraqitur një kandidate e papërfolur më herët.
Bëhet fjalë për Merema Sela, mjeke në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, e cila ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar në zgjedhjet brenda partiake.
Ndërkohë, Evi Kokalari pretendon se nuk është lejuar të dorëzojë aplikimin, pasi sipas saj përfaqësuesi i saj nuk është lejuar të hyjë në seli dhe i është thënë se “nuk pranojmë zarfe”. Ajo ka bërë të ditur se dokumentet do t’i dërgojë përmes DHL dhe në rrugë elektronike.
Po ashtu, edhe Alesia Balliu shprehet se askush në selinë e Partisë Demokratike nuk ka pranuar t’i marrë në dorëzim kërkesën për kandidim nga përfaqësuesi i saj.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Partia Demokratike lidhur me këto pretendime./L.F-dritare.net