
Jorida Tabaku: Fshatrat e Tiranës që do më japin fitoren!
Dritare.net
Në një intervistë për Roland Qafokun në emisionin Dekalog në Dritare TV, Jorida Tabaku, e cila është pjesë e listave të hapura të Partisë Demokratike, ka treguar për fshatrat e Tiranës nga të cilat ajo pret më shumë vota.
Ajo shpjegoi se si zonë elektorale ka një pjesë që përfshin Qytetin Studenti dhe Fakultetin e Ekonomikut, që shkon deri në Sauk. Po ashtu, ajo ka disa fshatra të Tiranës, si Farka, Petrela, Bërzhitë, Krraba, Baldushku, që vazhdojnë deri në Elbasan.
Jorida Tabaku theksoi se ka një lidhje të fortë familjare me këto fshatra dhe se është e njohur mirë me banorët e tyre, ndaj pret mbështetje të madhe nga këta njerëz. Ajo shtoi gjithashtu se disa prej tyre e kanë kërkuar dhe ajo nuk ka mundur t’u thotë jo./E.P-dritare.net

















