Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kushi flet për skenarin e tretë të mësimit online:Vendimi i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve!

Kushi flet për skenarin e tretë të mësimit online:Vendimi i

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka shpjeguar se si do të vazhdojë mësimi në shkollat shqiptare në situatën e pandemisë.

Në lidhje direkte në një studio televizive, ministrja ka theksuar se vendimi do të merret varësisht situatës epidemiologjike. Më tej Kushi ka shtuar se skenari i tretë i mësimit është ai plotësisht “online”, duke lënë pas atë në shkolla apo skenarin e dytë të mësimit të alternuar. Por ky vendim sipas ministres i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ne i kemi patur që në fillim të vitit të tre skenarët, me prezencë, me mësim të kombinuar dhe mësim online. Nëse Komiteti i Ekspertëve do të sugjerojë që situata është përkeqësuar në mënyrë të tillë, do të na duhet, patjetër që do ta marrim këtë vendim. Por nuk mund të them nëse do ta marrim pas 2 javësh, pas 3 javësh apo nëse do ta marrim apo jo", ka thënë ministrja. /M.M-dritare.net