Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Legjenda e Çezmës së Floririt në Voskopojë!

Legjenda e Çezmës së Floririt në Voskopojë!

Voskopoja është e rrethuar me mrekulli historike dhe arkitektonike. Nga rrugët e shtruara me kalldrëm, te kishat mijëravjeçare, çezmat me ujë të bekuar dhe plot legjenda. Vendi që vizitohet shumë nga turistët është “Çezma e floririt”. Ajo që e veçon nga çezmat e tjera është legjenda nga e cila ka marrë dhe emrin.

Legjenda e Çezmës së Floririt në Voskopojë!

“Kjo është Çezma e Floririt për të cilën ka edhe një gojëdhënë. Dikur një vajzë dhe një djalë që duheshin shumë takoheshin gjithmonë te kjo çezmë. Takoheshin një ditë në javë pasi djali ishte kaçak në male.

Një ditë djali i tha: “Nëse tre javë rresht nuk vij unë, atë ditë që takohemi këtu dije se jam vrarë.” Vajza e priti për tre javë, por ai nuk erdhi më. Asaj iu mbush mendja që djali ishte vrarë dhe filloi të qante, nuk hante e nuk pinte. Vajza u tret, u dobësua shumë, iu hollua dora, i ranë unaza prej floriri, varësja, byzylyku këtu në çezmë. Ndaj dhe mori emrin Çezma e Floririt.

Legjenda e Çezmës së Floririt në Voskopojë!

Po ta shikoni edhe rërën këtu, ajo shndrit si flori nga stolitë që i ranë vajzës, që vdiq në çezmë pasi dashuria e saj u vra kaçak në mal.”, tregon zoti Anton Falo, banor i një prej familjeve më të vjetra të Voskopojës./K.C/dritare.net