Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri i Jashtëm pret ambasadoren greke, takimi i parë që nga tensionet për çështjen Beleri!

Ministri i Jashtëm pret ambasadoren greke, takimi i parë që nga

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani priti në një takim pune ambasadoren e Greqisë, Konstantina Kamitsi dhe ambasadorin e Gjermanisë Karl Bregner.

Lajmi u bë i ditur nga MEPJ-ja, duke cituar njoftimin për media në “X”.

Sipas diplomacisë shqiptare, diskutimet u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit dypalësh, me theks në rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Takimi i ministrit Hasani me ambasadoren e Greqisë vjen pas tensioneve për arrestimin e Fredi Belerit i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor.

????????| Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim Ambasadoren e Republikës së Greqisë ????????,...

Posted by Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë on Monday, October 2, 2023