Molotov dhe flamuj gjermanë. Ambasada e Gjermanisë reagon për protestën e PD!
E Hënë 23 Mars 2026, 11:11
Dritare.net

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka dënuar ashpër aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së djeshme të organizuar nga Partia Demokratike. Në reagim i kërkohet kupolës drejtuese të PD të distancohen nga dhuna e papranueshme dhe se e drejta për të protestuar, nuk mund të legjitimojë dhunën.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në reagimin e Ambasadës./E.P-dritare.net
