Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Nëna Dashuri: Ju tregoj dy mbretëreshat e Dibrës!

Nëna Dashuri: Ju tregoj dy mbretëreshat e Dibrës!

Në udhëtimin e Dritare TV drejt Lurës u ndalëm në agroturizmin e “Nëna Dashuri” në hyrje të Peshkopisë e cila na tregoi ushqimet e preferuara që turistët vendas dhe të huaj kërkonin kur vinin aty.

Ajo tha se vendin e parë e mbanin jufkat por shumë të preferuara ishin gjithashtu edhe sheqerparet, ëmbëlsirat tradicionale. Ishin të shumta ushqimet që mund të gjeje në agroturizëm duke nisur nga byreku dhe djathrat tek flija dhe frutat e stinës. Shumë të njohura ishin qershitë dhe mollët.

“Mbretëreshat e Dibrës janë jufkat dhe ëmbëlsira karakteristike sheqerpare. Këtu tek ne preferojnë më tepër jufkën me pulë dhe jufkat me mish qengji. Ne kemi sofrën tonë që i ka të gjitha gatimet e shtëpisë ku sofra përmban fli, byrek gruri dhe byrek misri, miks djathi, perimë të mbushura dhe gjizë me speca. Kjo është sofra e mirëseardhjes por ne përshtatemi sipas dëshirës. Por mendojnë që gjëja më kryesore që të sjell nga Tirana në Dibër është një pulë më jufka. Kemi plot për të ofruar. Dibra ka shumë qershi, ka mollë dhe releçra të ndryshëm”, tha ajo.