
Një festë vetëm për jufkat, që Dibrës i mungonte!
E Diel 19 Qershor 2022, 22:10
Dritare.net
Në udhëtimin e Dritare Tv në Dibër, në agroturizmin e Nënë Dashurisë mësuam gjithçka që nuk dinim për jufkat.
Megjithatë kur gazetarja e njohur Rudina Xhunga e pyeti nëse kishte një festë jufkash, siç kishte për qershitë, ajo na tha që jo. Pas propozimit nga Xhunga që festën e parë për jufkat ta bënte Nënë Dashuria, ajo reagoi me entuziasëm duke e pëlqyer idenë.
"Fatkeqësisht nuk ka një festë jufkash. Ka festë qershish por jufkash jo. Nuk e kisha menduar që mund ta bëja unë festën e jufkave. Më ke dhënë një ide shumë të mirë. Vërtet një ide shumë e mirë Rudina. Rrofsh. Ide shumë e mirë", u shpreh Nënë Dashuria/M.K/dritare.net

















