Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë!

Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë!


Kryeministri Rama në një reagim të dytë të bërë ditën e sotme u shpreh se ka kontaktuar drejtuesit e NATO dhe ka marrë prej tyre garancinë se do të marrin nën kontroll situatën në Veri të Kosovës. Rama i kthen gjithashtu përgjigje kritikave në Prishtinë e Tiranë duke bërë thirrje që të fokusohen 100% te sfida e jashtëzakonshme që kanë, ndërsa shtoi se KFOR është NATO dhe jo forcë pushtuese për llogari të Serbisë.

Teksa nënvizoi se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani, Rama ripërsërit apelin që KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun një orë e më parë pasi ka rrezik që situata të degradojë.

Një reagim për këtë deklaratë të Ramës e ka bërë sot presidenca e Kosovës. Në reagim thuhet se Vjosa Osmani e ka thënë në çdo takim që ka pasur me aleatët e Kosovës, se mandati i KFOR-it është vetëm si reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, thuhet në reagim./dritare.net