
Po mbroni një vrasës! Gazetari tregon çfarë ndodhi sot para se të niste gjyqi i Belerit!
Dritare.net
Një qytetar protestoi ditën e sotme pranë automjetit të ambasadores greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi, e cila ishte e pranishme në seancën që u mbajt në GJKKO për Fredi Belerin. I irrituar, qytetari i është drejtuar asaj duke i thënë “T’ju vijë turp, po mbroni një kriminel”. Ndërkohë gazetari Ervin Leka i ftuar më emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTv tregoi se çfarë ndodhi sot para se të niste gjyqi i Belerit.
“Në dyert e SPAK-ut përveç policisë ishte edhe Garda e Republikës, që mbron prokurorët dhe gjykatësit. Forcat e policisë ishin prezente para gjykatës kur ndodhi incidenti me qytetarin. Nga ajo që mësuam nga vetë qytetari me të cilin folëm jashtë kamerave, ai ishte i irrituar me Fredin Belerin, por edhe me rrjedhën që ka marrë kjo ngjarje. Po ashtu me përfshirjen e ambasadores greke dhe Vangjel Dules që u futën në gjykatë. Është një rast u paprecedentë se kemi një ambasadore greke që futet në gjykatë dhe ndjek nga afër procesin gjyqësor në GJKKO, që në fakt mund të jetë një formë ndikimi sepse është prezencë e trupës diplomatike. Pikërisht prania e politikës greke në këtë gjyq ka irrituar qytetarin, i cili bëri thirrje kundër Fredi Belerit, të cilin e cilësoi edhe si një vrasës për masakrën e Peshkëpisë.”, tha gazetari në DritareTv./K.C/dritare.net

















