
Rama batuta me socialistet e Durrësit: Çyrykët votojnë kënetën! Të ikni ju një muaj, qyteti mbushet me të dehur e burra me lesh!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, në një takim me gratë dhe vajzat e qytetit. Rama bëri edhe batuta për kundërshtarët gjatë fjalës së tij.
Ja çfarë tha Rama:
“Burrat që nuk kuptojnë pse unë bëj takime me gra e vajza, atëherë janë çyrykë. Pyesin pse unë takoj gratë. Por edhe unë po nuk kuptova gruan time, atëherë jam çyryk. Edhe vite më parë kur nuk kishte gratë, Shqipëria ishte gjysmake. Sepse Shqipëria vite më parë nuk kishte gjysmën e saj më të mirë, gratë dhe vajzat! Hë, a është e vërtetë! E keni parë kënetën, vetëm burra! Hë... mirë e ke, lëri ata (i drejtohet një gruaje nga salla, që i tha ‘lëri ata’) mirë e ke, lëri ata, varja! Imagjinoni një shtëpi me 9 burra, kështu ishte Shqipëria.
Sot kemi 40% gra, kemi afro 39 mijë gra anëtare nga 100 mijë, por nuk duhet të ndaleni pa u bërë 50 mijë e sipër, 50%, sikur e një më shumë mbi 50%.
Imagjinoni të merrni tragetin e të ikni, të mbyllni telefonat e të ikni me krocerë një muaj!
Çfarë do gjeni kur të vini? Tmerr, burra me lesh, që vijnë era, të dehur, lëre mos e pyet!
Po të ikin burrat në vendin tuaj? Nuk do ketë as të dehur, as sherre, nuk do gjesh më as një bisht cigareje në rrugë. Doni më? Ka akoma, por nuk jemi për të ndarë këto gjëra. Këtu e kam besimin unë se do ia dalim. Se 56% e grave dhe vajzave votojnë PS-në.
Me burrat rrimë çik ngushtë. Ça të them unë për ata që janë me kënetën, burrat. Ata mund të jenë të zotë, të mirë sa të duan, por janë çyrykë se votojnë kënetën. Imagjinoni janë prindër me fëmijë, tani është 10 apo 12 vjeç, por pas 5 vitesh do jetë 17 vjeç, kur ne të jemi për të hyrë në BE. Në atë moment ti i jep fëmijës tënd pasaportën europiane për të studiuar në Europë. Nuk i jep dokument udhëtimi, se atë e kanë pasaportën aktuale, por e shpëton nga ato jo po kush të ka ftuar, ku do vesh, sa lekë ke me vete, kur do ikësh etj., sepse ti je i huaj, je e huaj, nuk je banor apo banore me të drejta të barabarta e asaj familjeje. Kur merr pasaportën je njëlloj me ata. Ndaj i them gjithë prindërve demokratë atë votë nuk e keni vetëm tuajën, e keni edhe të fëmijëve. Atë votë nuk e di më se çfarë mund të kërkoni, duke ia dhënë votën për fëmijën, s’do të detyrojë më ty të paguash dhjetë herë më shumë për të studiuar atje. Sepse fëmija atje do jetë i barabartë me ata.
Ju keni të regjistruar në diasporë në Itali e më gjerë të regjistruar për votime. Kush i bëri ata të vijnë këtu, tani edhe italianët duan të vijnë më shumë sesa ne të vijnë për turizëm këtu. Kishin merakun e pensioneve, edhe ato që ia zgjidhëm ne. Ka ca çyrykë që thonë “ik ore, do na futësh ti në BE, hyjmë vetë në BE”. Por BE nuk është vetëm muhabet pasaporte.
Por duke qenë me pasaportë europiane në BE, mund të kandidosh edhe që nga atje për deputet në BE, vetëm deputet italian nuk bëhesh dot me atë pasaportë. Po dokumentet, puna, leja, pensionet? Në momentin që marrim pasaportën europiane mund të rrinë në Greqi për breza dhe i kanë të tëra njëlloj si grekët, automatikisht.", tha Rama./K.C/dritare.net

















