Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Emri i Shqipërisë ka ndryshuar!

Rama: Emri i Shqipërisë ka ndryshuar!

Sot është dita e dytë e edicionit të 4-t të Samitit të Diasporës.

Kryeministri Edi Rama tha se sot emri i Shqipërisë thirret me nder pasi nga një sinonim i të keqes është kthyer në një sinonim i natyrës dhe mikpritjes së njerëzve.

"Është padyshim dhe mishërim i bindjes e diaspora nuk është në periferi të jetës kombëtare, por në qendrën e saj. Shqipëria sot nuk është më vendi që i kërkon diasporës kujtesë dhe indulgjencë monetare. Ky vend është kantier transformimesh që e fton diasporën në pjesëmarrje në investime, inovacion, jetën akademike, në ndërtimin e së ardhës së Shqipërisë. Si në çdo kantier, edhe në kantierin e Shqipërisë, 2030 në Be ka pluhur, pisllëk, zhurmë, por mjafton të kthejmë kokën pas në kohën kur filluam të mendonim për samitin e parë, për të marrë kurajo, frymëzim dhe për të vijuar punën kolosale. Atëherë ky ishte mbi të gjitha momenti rtiakimi në një vend plot shpresë e plagë të hapura, ishte në hap i parë të thirrur fuqinë e diasporës de për tu ndjerë më të fortë përballë tatëpjetë së thepisur që duhet të ngjisnim drejt majës ku sot jemi më afër se kurrë. Ai ishte fillim i një bisede të ndërprerë të Shqipërisë dhe bijve të saj përtej detit dhe maleve. Sot jemi në fazën e ndërtimeve të saj që ka qen boshti i bisedimeve shekullore, lidhjen me atë anë të botës ku delli lind andej nga perëndon. Në samitin e parë, kërkesa ishte drejta e votës nga ahtë atdheut dhe në të dytin e të tretin. Ishte një kërkesë themelore për të qen jo vetëm pjes emocionale por dhe aktive e vendimmarrjes. Ju vini këtu pasi e keni ushtruar atë të drejtë. Nga një e drejtë e këruar në një e drejtë e ushtruar. Atëherë shumë prej jush ishit shqiptarë që shpesh duhet të përballeshit me paragjykime për emrin e vendit, sot jemi kryelartë kudo dhe kurdo emri i vendit tonë thirret në vëmendje sepse emri i Shqipërisë ka kaluar një transformim të thellë. Nga një sinonim i së keqes, Shqipëria është sinonim i detit, diellit, natyrës dhe mikpritjes së njerëzve”, tha Rama."/-dritare.net