Rikthimi i virusit Ethet e Nilit? Ministria e Shëndetësisë sqaron situatën në vend!
E Martë 6 Gusht 2024, 16:04
Dritare.net
Në vendin tonë është rikthyer pas 13 vitesh virusi Ethet e Nili, ku deri më tani raportohet për 3 viktima.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu shpjegon se nuk ka vend për panik por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.
"Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara.
80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu./ M.K-dritare.net