Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Sekreti i madh i Lurës mes maleve!

Sekreti i madh i Lurës mes maleve!

Kur ti ikën rrugës të duket sikur po ikën për në askund, por në fakt ti shikon kullota rrugës dhe e kupton se rrugës për në Lurë ka njerëz sa të duash, ka shtëpi të mira, njerëz të mirë dhe bujarë. Dritare Televizion dhe gazetarja e njohur Rudina Xhunga ishin në Parkun Kombëtar të Lurës, në një lartësi prej 1100m mbi nivelin e detit, shoqëruar nga Astrit Lika, drejtuesi i Zonave të Mbrojtura për qarkun Dibër.

“Nga Peshkopia në Lurë rruga zgjat rreth 2 orë, e më pas edhe nga Lura deri te liqenet rruga zgjat po 2 orë. Një arsye se pse njerëzit nuk vijnë shpesh është infrastruktura e keqe e rrugës. rruga jua bën tepër të vështirë njerëzve ardhjen.

Turistët që vijnë më shpesh janë ata që adhurojnë turizmin e aventurës. Ata vijnë nga Çekia dhe Polonia. Për ta këtu është adrenalina. Ata rrugën e kryejnë me motorr kryesisht.

Viti ‘97 ishte viti më i keq për masakrën kundrejt pyllit. po ashtu viti 2007 dhe 2012 ishin vite që kishin zjarre. Megjithatë pylli po e rikuperon veten e tij duke u ripërtërirë.”,-tha Astriti, drejtues i Zonave të Mbrojtura./M.T/dritare.net