
Shqipëria marrëveshje me Kroacinë, për pensionet!
E Hënë 2 Tetor 2023, 14:02
Dritare.net
Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo ku ata jetojnë e punojnë të mos humbasin asnjë ditë pune për përfitimin e pensionit.
Dje nisi zbatimin marrëveshja e njohjes reciproke të kontributeve me Zvicrën, ndërsa shumë shpejt pritet finalizimi i marrëveshjes së shumëpritur me Italinë, nga e cila pritet të përfitojnë mijëra qytetarë shqiptarë./L.F-dritare.net

















