Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

Seanca paraprake për kryetarin e bashkisë Tiranë është shtyrë për në datën 5 janar. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.

Sipas kërkesës së dorëzuar nga mbrojtja argumentohet se gjykata ka aplikuar një standard të ndryshëm nga praktika e sa e mëparshme, në raste të ngjashme.

Mbrojtja thekson se, duke qenë se dosja përmban rreth 60 mijë faqe, 21 GB në format elektronik, e drejta e të pandehurit për t’u njohur personalisht me materialet është thelbësore për garantimin e mbrojtjes efektive./L.F-drotare.net