Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK konfirmon që ka hetime për kullën "Mali i Tiranës"!

SPAK konfirmon që ka hetime për kullën "Mali i

Nga takimi informal që kreu i SPAK-ut ka zhvilluar me gazetarët bëhet e ditur se ka dhënë detaje edhe sa i përket kullës më të lartë që pritet të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka konfirmuar se është caktuar prokurori i çështjes që do të hetojë dosjen për projektin e kullës në qendër të Tiranës ku përflitet se pas saj qëndrojnë dhe njerëz të afërt me familjen Berisha.

Dumani u tregoi gazetarëve se në çfarë faze ndodhen këto hetime:

“Është marrë një kallëzim penal nga Partia Demokratike lidhur me këtë çështje. Është hedhur ne short është caktuar prokurori i çështjes. Nuk mund të jap detaje për hetimet pasi me të po merret prokurori i përcaktuar nga shorti.”m tha Dumani.

Kjo do të jetë kulla më e re që do t’i shtohet Tiranës. 205 metër lartësi, projekti parashikon të ndërtohet me 58 kate dhe 7 kate nën dhe.

Kulla gjigante pritet të shërbejë për zyra, hoteleri e argëtim dhe plotëson kurorën e sheshit “Skënderbej”, sikurse ishte parashikuar në planin francez vite më parë. Projekti për kullën gjigante, 205 metra do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022./dritare.net