Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet për kreun e PD/ Nesër afati i fundit për kandidaturat. Zbardhen kriteret

Zgjedhjet për kreun e PD/ Nesër afati i fundit për kandidaturat.

Sali Berisha është aktualisht kandidati i vetëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike, në një kohë kur nesër është afati i fundit, për depozitimin e kandidaturave pranë Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ku deri tani asnjë demokrat tjetër nuk ka shpallur kandidaturën.

Udhëzimi për zgjedhjet e brendshme, i miratuar më 18 mars dhe i bërë publik vetëm një ditë para skadimit të afatit fillestar, përcakton kriteret për pjesëmarrje në garën e 23 majit.

Mes kritereve bie në sy edhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, që sipas interpretimit politik mund të ndikojë në disa kandidatura të mundshme, përfshirë edhe Ervin Salianjin, i cili ka shprehur publikisht ambicien për të sfiduar Berishën.

Kriteret kërkojnë që kandidatët të jenë anëtarë të PD-së me profil të lartë publik dhe politik, me të paktën 10 vite angazhim në parti, eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal, si dhe të plotësojnë kushtet e ligjit për integritetin e zyrtarëve publikë.

Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë:
-Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10-vjeçar në Partinë Demokratike

-Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike;
-Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’.”/K.C/dritare.net

Zgjedhjet për kreun e PD/ Nesër afati i fundit për kandidaturat.