Na ndiqni edhe në

Politikë

Jemin Gjana: Votimi është i rregullt, akuzat për garën në PD nuk qëndrojnë!

Jemin Gjana: Votimi është i rregullt, akuzat për garën

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD Jemin Gjana, tha se procesi i votimit për garën brenda PD po vijon normalisht. Në një prononcim për median Gjana tha se akuzat e deri më tanishme nga kandidatët në garë apo emra të tjerë nuk qëndrojnë.

“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, është diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem për personat që janë vëzhgues të kandidatëve.

Vetëm për llogari të kandidatit Shehaj kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Fotot që janë publikuar nuk janë vota, por fletë votimi. Njerëzit kanë bërë shënim dhe e fusin në rrjetet e tyre sociale që të nxisin individë për të motivuar votimin e një kandidati apo një tjetri", tha Gjana./L.F-dritare.net