Edith Harxhi: Procesi i votimit ka probleme. Beteja ime për PD do të vijojë!
Dritare.net
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi në një komunikim për median pasi votoi, tha se procesi i votimit ka probleme të mëdha. Ajo u shpreh se demokratët janë penguar të votojnë sepse nuk kanë qenë aktiv në parti. Harxhi shprehu bindjen që edhe nëse nuk do të shpallet fituese sot, do të vijojë bejetën për partinë demokratike.
“PD është një aset dhe pasuri kombëtare dhe i përket të gjithë shqiptarëve. Sot është dita e demokratëve, është ditë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ne sot votojmë për ndryshimin dhe për një reformim të plotë të PD dhe ringritje e saj mbi vlerat e 1990. Mendoj që do të fitoj dhe demokratët do të fitojnë në radhë të parë sot. Jam e sigurt që vota e demokratëve do të jetë për ndryshimin.
Ka pasur probleme , procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar. I bëj thirrje Bashës dhe kryesisë së PD dhe komisionit zgjedhor që ndjekin procesin, nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë farsë për ne. Demokratët janë penguar të votojnë vetëm se u thuhet se nuk janë aktiv në PD, kjo nuk është normale, jam e sigurt që ata janë thirrur të votojnë më 25 prill për PD. Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitoj, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë", tha Harxhi./L.F-dritare.net