Na ndiqni edhe në

Shëndet

3 ushqimet që duhet të hani pas të dyzetave!

3 ushqimet që duhet të hani pas të dyzetave!


Shkalla e metabolizmit fillon të ulet pas të 40-ave, nivelet e estrogjenit bien dhe elasticiteti vaskular zvogëlohet. Të gjitha këto e vështirësojnë rënien në peshë dhe rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme. Por duke bërë ndryshime të vogla në dietën tuaj të përditshme, ju mund ta mbani trupin tuaj të shëndetshëm dhe plot energji.

Shikoni se cilat ushqime duhet të hani patjetër:

Avokadot

Ky frut me shijen e tij karakteristike neutrale të gjalpit i përket kategorisë së superushqimeve pasi mbledh një mori lëndësh ushqyese që promovojnë një shëndet të mirë. 100 gram avokado kanë 160 kalori, 9 gram karbohidrate, 7 gram fibra, 2 gram proteina dhe 15 gram acide yndyrore mono të pangopura. Kontribuon në funksionimin mirë të sistemit tretës, në uljen e presionit të gjakut, në uljen e kolesterolit total, duke rritur ndjenjën e ngopjes, duke kufizuar kështu nevojën për të ngrënë për disa orë më pas.

Fasulet

Fasulet e thata janë një ushqim me shumë vlera ushqyese dhe kjo reflektohet në faktin se janë në bazën e piramidës mesdhetare, pra janë ndër ushqimet që duhen konsumuar me frekuencë të madhe. Është një burim i rëndësishëm i proteinave, vitaminave, fibrave dietike. Ato janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, minerale si kalcium, hekur, kalium etj., si dhe acide yndyrore të pangopura. Ato janë shumë të ulëta në natrium dhe pothuajse nuk kanë kolesterol.

Kuinoa

Drithërat integrale, të tilla si quinoa, ofrojnë vitamina esenciale, minerale dhe fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sistemit tretës dhe ju mbajnë më të ngopur gjatë gjithë ditës. Quinoa ka më shumë proteina se drithërat e tjera dhe është proteinike, që do të thotë se përmban të nëntë aminoacidet thelbësore që i nevojiten trupit. Nuk përmban gluten./K.C/dritare.bet