Na ndiqni edhe në

Shëndet

A mund të merret magnezi përmes ujit!

A mund të merret magnezi përmes ujit!

Mjeku Matjan Hitoaliaj, i ftuar në DritareTV, ka folur për rëndësinë e magnezit në trupin e njeriut dhe ka shpjeguar se një nga mënyrat më të mira për ta marrë atë është përmes ujit.

“Magnezi merret me ujë, madje mund të them që merret më kollaj se në të gjitha format e tjera, sepse përveç tij, trupi përthith edhe elementë të tjerë të rëndësishëm, si kalciumi. Një shishe ujë prej 1 litri përmban rreth 7.5 miligramë magnezium”, u shpreh Hitoaliaj.

Magnezi është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të muskujve, nervave dhe sistemit imunitar, prandaj një konsum i rregullt i ujit të pasur me këtë element ndihmon në ruajtjen e një organizmi të shëndetshëm.

Gjithashtu ai ka shpjeguar pesë raste kur ky mineral nuk duhet të merret.
Sipas mjekut, magnezi është thelbësor për funksionimin e shumë proceseve enzimatike në trup, por ka disa raste specifike kur marrja e tij mund të jetë e dëmshme.
Ai theksoi se magnezi nuk duhet të merret në rast të semundjeve muskulare, apo hemoragjive cerebrale, nuk duhet kur ritmi i zemrës është nën 60, apo kur pacienti ka sëmundje të rënda të veshkave ose në rast të bllokimit të zorrëve./E.P-dritare.net