Na ndiqni edhe në

Shëndet

Dhimbje gryke dhe kollë që nuk ikën? Është Covid!

Dhimbje gryke dhe kollë që nuk ikën? Është Covid!

Covid vazhdon të jetë prezent në jetën komunitare, edhe pas 4 vitesh, kur bota kaloi në karantinë totale.

Sipas The Independent, në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të përhapen variantet e reja të këtij virusi.

“Nëse kohët e fundit keni vuajtur nga një kollë e fortë ose dhimbje fyti që nuk do të largohet, mund të keni një nga këto variante, të quajtur N FLiRT dhe LB.1”, shkruan The Independent.

Kjo pasi variantet e Covid kanë filluar të qarkullojnë, ku shumë qytetarë po shfaqin shqetësim të këtyre simptomave.

“Fluksi i udhëtimeve, festivalet, apo grumbullimit, janë vendet, ku virusi mund të përhapet më lehtë”, thotë mjeku Mariyam Malik.

Disa ekspertë kanë sugjeruar gjithashtu se FLiRT dhe LB.1 mund të prekin edhe pacientë me imunitet të fortë, edhe nëse janë të vaksinuar.

“Varianti FLiRT mund të përhapet më lehtë. Në mënyrë të ngjashme, varianti LB.1 ka mutacione që e ndihmojnë atë dhe ndoshta të dobësojë imunitetin, duke i bërë këto variante të ndryshme nga versionet e mëparshme të virusit”, shton mjeku.

Gjithashtu, përgjigjet tona imune nga infeksionet ose vaksinat e kaluara mund ta shtyjnë virusin të evoluojë.

Këto simptoma të dy varianteve, janë përgjithësisht të njëjta me Covid-19, duke shfaqur: ethe, kollë, lodhje, humbje të shijes ose nuhatjes, dhimbje të fytit, dhimbje të muskujve ose trupit, gulçim, dhimbje koke dhe rrjedhje hundësh.

"Njerëzit e infektuar me variantet FLiRT dhe LB.1 zakonisht rezultojnë pozitivë në testet standarde PCR. Testet e shpejta të antigjenit, mund të zbulojnë gjithashtu këto variante, megjithëse ndjeshmëria e tyre mund të ndryshojë”, shton mjeku.

Sa zgjat varianti i ri Covid?

Varianti do të zgjasë pothuajse si çdo infektim që vjen nga COVID.

“Është më mirë të përpiqeni të izoloheni, të pushoni dhe të qëndroni të hidratuar. Përdorni medikamente pa recetë për lehtësimin e simptomave, të tilla si paracetamoli dhe ibuprofeni, nëse përkeqësoheni, kërkoni ndihmë mjekësore”, thotë mjeku.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, është thelbësore të vaksinoheni. Larja e rregullt e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Testimi i rregullt dhe izolimi nëse keni ndonjë simptomë ose test pozitiv mund të ndihmojë gjithashtu në kontrollin e përhapjes së virusit”, shton mjeku.

Kur duhet të shkoj tek mjeku?

“Është thelbësore të kërkoni kujdes mjekësor nëse përjetoni simptoma të rënda, të tilla si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, ose temperaturë të lartë të vazhdueshme”, shton mjeku./M.K-dritare.net