E vërtetuar dhe shkencërisht. Ja si na ndihmon hithra për shëndetin!
Dritare.net
Hithra gjithmonë ka pasur reputacion të keq përsa i përket djegies dhe dhimbjes që ajo të shkakton kur e prek. Por kjo bimë magjike, na ndihmon për kurimin e disa sëmundjeve. Hithra është përdorur për trajtimin e dhimbjes së muskujve, nyjeve, ekzemës, artritit dhe anemisë.
Dritare.net sjell për ju një listë të përfitimeve që na sjell bima magjike e hithrës.
-Ndihmon në trajtimin e sëmundjes së prostatës!
Djegia nga hithra, ndihmon në lehtësimin e simptomave të prostatës si: urinimin e dhimbshëm, mungesën e urinimit etj. Ekstrakti i rrënjëve të hithrës është vërtetuar shkencërisht që ndalon në përhapjen e kancerit të prostatës.
-Ndihmon në kurimin e artritit dhe osteoartritit!
Përdorimi i hithrës është antinflamatore dhe në këtë rast ul dhimbjet e artritit.
-Redukton ethet!
Hithra përmban histaminë, e cila ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e simptomave të etheve.
-Ndalon gjakderdhjen ose hemorragjinë!
Sipas disa studimeve të kryera është zbuluar së hithra, ndihmon në ndalimin e gjakderdhjeve gjatë hemorragjive.
Hithra përmban disa substanca të cilat ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet dhe meqë është antiinflamatore, ndihmon duke i bërë një trajtim natyral ekzemës. Ajo mund të konsumohet në formën e çajit./K.C/dritare.net