Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët kryesore të vdekjeve. Ushqimet e shëndetshme ulin riskun e prekjes nga to. Dritare.net ka sjellë për ju një listë të ushqimeve që mbrojnë zemrën dhe na ndihmojnë që për të patur një jetë sa më mirë.
Shega
Shegët stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili hap arteriet dhe ul presionin e gjakut.
Domatja
Redukton kolesterolin e keq, duke mbajtur larg arterio-sklerozën, informon dritare.net
Hudhra
Edhe pse nuk ka një erë të mirë, hudhra ruan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu lufton infeksionet.
Kanella
Vetëm një lugë gjelle kanellë në ditë, ju ndihmon në uljen e nivelit të kolestrerolit dhe u jep një dozë të shëndetshme antioksidantësh.
Molla
Thonë që një mollë në ditë, mban larg doktorin. Gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës. Molla ka disa përbërës që ndalojnë bllokimin e arterieve./K.C/dritare.net