Itali/ Të shtruar në spitale vetëm pacientët e pavaksinuar!
Dritare.net
Numrat e infektimeve, vdekjeve dhe shtrimeve në spital në javën e fundit në Itali, janë në rënie. Shifrat konfirmojnë efektivitetin e vaksinave, në uljen e numrit të viktimave, shtrimet në spital dhe kujdesin intensiv. Thuajse të gjithë pacientët që ndodhen në spital, janë të pavaksinuar.
Monitorimi i Fondacionit Gimbe tregon se javën e fundit rastet kanë rënë 33,712 kundrejt 39,511, vdekjet 389 kundrejt 417, rastet pozitive aktualisht 122,340 kundrejt 133,787, njerëzit në izolim në shtëpi 117,621 kundrejt 128,917, shtrimet në spital me simptoma 4,165 kundrejt 4,307 dhe kujdes intensiv 554 kundrejt 563.
"Pas 8 javësh rritje, ka një ulje të lehtë të numrit të shtretërve të zënë nga pacientët me Covid, të cilat kanë rënë me 1.6 % % në kujdes intensiv ”.
Por me ardhjen e vjeshtës dhe rihapjen e shkollave, sipas Fondacionit, më shumë se 9 milion të pavaksinuar do të nxisin qarkullimin e virusit dhe rritjen e shtrimeve në spital./L.F-dritare.net