Na ndiqni edhe në

Shëndet

Jeni vazhdimisht të lodhur? Dy zakonet që ju thithin energjinë!

Jeni vazhdimisht të lodhur? Dy zakonet që ju thithin energjinë!

Nëse shpesh ndiheni të përgjumur dhe ju duket sikur nivelet energjisë po ju bien, është një ide e mirë të rivlerësoni zakonet tuaja të të ngrënit. Në të vërtetë, faktori i dietës mund të jetë arsyeja pse nivelet e energjisë janë ulur, ndërkohë që shpesh disa përbërës ushqimorë të njohur për vetitë e tyre stimuluese, në afat të gjatë dëmtojnë shëndetin. Nutricionistja e certifikuar Shyla Cadogan prezanton dy gabimet më të zakonshme ushqyese që ju vjedhin energjinë.

Konsumimi i shumë pijeve energjike

Pijet energjike përmbajnë kafeinë, sheqer, sasi të larta të vitaminave B dhe aminoacide si taurina, përbërës që rrisin menjëherë nivelin e energjisë, por në të ardhmen shoqërohen me rreziqe shëndetësore. Përmbajtja e sheqerit rrit me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak, që çon në ulje të energjisë dhe rrjedhimisht rraskapitje të trupit. Përveç kësaj, është e nevojshme të mos zgjidhni pije energjike që përmbajnë më shumë se 80-85 mg kafeinë (1 filxhan kafe).

Biskotat, donuts ose karamelet na mbajnë aktivë, por vetëm për një ose dy orë. Këto ushqime janë të pasura me karbohidrate dhe rrisin nivelet e sheqerit në gjak shumë shpejt, por pas rritjes së shpejtë, ka një rënie po aq të shpejtë. Pabarazitë në nivelet e sheqerit në gjak janë shkaku kryesor i niveleve të paqëndrueshme të energjisë./K.C/dritare.net