Na ndiqni edhe në

Shëndet

Kate Middleton zbulon çfarë ka ndryshuar në dietën e saj pas diagnozës së kancerit

Kate Middleton zbulon çfarë ka ndryshuar në dietën e saj

Gjatë një vizite në një birrari në London, princesha e Uellsit Kate Middleton foli hapur për ndryshimet që ka bërë në stilin e jetesës pas diagnozës së saj shëndetësore.

Princesha e Uellsit tregoi se një nga vendimet kryesore që ka marrë gjatë periudhës së rikuperimit është reduktimi i konsumit të alkoolit.

“Që nga diagnoza ime, nuk kam konsumuar shumë alkool,” u shpreh ajo gjatë bisedës me të pranishmit. “Është diçka për të cilën duhet të jem shumë më e ndërgjegjshme tani.”

Deklarata vjen në një moment kur princesha ka nisur të rikthehet gradualisht në aktivitetet publike, duke ndarë herë pas here edhe detaje nga rrugëtimi i saj i rikuperimitm pas kimioterapisë.

Vizita në ambientin tradicional londinez ishte pjesë e një takimi më të gjerë me qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit, ku princesha u pa në një atmosferë të relaksuar duke biseduar me të pranishmit.

Prej muajsh, publiku dhe mediat britanike kanë ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të saj, ndërsa familja mbretërore ka treguar mbështetje të plotë ndaj princeshës./K.C/dritare.net