Këto 4 shenja tregojnë se keni probleme me mëlçinë! Disa këshilla si ta mbroni nga sëmundjet!
Dritare.net
Dështimi i mëlçisë rrit rrezikun e kancerit të mëlçisë. Ekspertët tërheqin vëmendjen ndaj simptomave shqetësuese, si dhe zakoneve që mbrojnë mëlçinë. Konsiderohet si një nga organet më të rëndësishme të trupit dhe është përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat. Por problemet e mëlçisë ndoshta do të shfaqen së shpejti nëse ndjekim po ato zakone të përditshme sa kemi ndjekur deri tani, si për shembull konsumimi i tepërt i alkoolit ose një dietë aspak e ekuilibruar.
Por si ta kuptojmë që mëlçia jonë nuk po funksionon siç duhet? Dr. Romero-Marrero tregon katër shenja, të cilat nëse identifikohen herët, mund të parandalojnë sëmundje më serioze.
-Mbajtja e lëngjeve. Shenja e zakonshme që mëlçia nuk po funksionon siç duhet është mbajtja e lëngjeve. Kjo simptomë shfaqet te 50% e pacientëve me cirrozë të mëlçisë. Mbajtja e lëngjeve në trup mund të shkaktojë ënjtje si në këmbë, e nyje, ashtu edhe në bark. Ënjtja e këmbëve dhe barkut është rezultat i pamundësisë së mëlçisë për të sintetizuar dhe kanalizuar mjaftueshëm proteina (albumina) në qarkullimin e gjakut. Nivelet e ulëta të albuminës rrisin mbajtjen e lëngjeve. Ju mund të filloni të ndryshoni dietën tuaj, si për shembull të zvogëloni konsumimin e natriumit. Për raste më serioze, është më mirë të konsultoheni me mjekun për ndonjë trajtim special.
-Verdhëza. Shenjat e verdhëzës shihen lehtësisht në ngjyrën e errët të urinës dhe nuancën e verdhë të lëkurës ose të bardhës së syve. Zakonisht ndodh kur bilirubina, substanca që formohet kur qelizat e kuqe të gjakut prishen, grumbullohet në qarkullimin e gjakut. Kur mëlçia funksionon siç duhet, ajo absorbon bilirubinën dhe e shndërron atë në biliare, e cila më pas ekskretohet nga trupi. Fatkeqësisht është një nga simptomat më serioze të dështimit të mëlçisë dhe duhet të kërkoni menjëherë këshilla mjekësore, informon dritare.net
-Gjakderdhje. Një mëlçi e shëndetshme filtron rreth 25% të gjakut nga vena portale. Në rast të cirrozës së mëlçisë mund të shkaktojë gjakderdhje. Për shkak të çrregullimit të qarkullimit të gjakut, ajo kërkon dalje të tjera si rezultat i të cilave mpiksjet e gjakut nxirren nga anusi ose goja. Kërkohet një ekzaminim i menjëhershëm mjekësor.
-Konfuzion. Kur mëlçia nuk funksionon siç duhet dhe nuk mund të filtrojë toksinat nga trupi, ato mund të shkojnë në tru. Ky fenomen quhet encefalopati hepatike dhe mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme siç janë konfuzioni, problemet e kujtesës, letargjia, madje edhe koma.
Për një mëlçi të shëndetshme:
-Ushtrohuni të paktën pesë herë në javë për 30 minuta!
-Hani ushqime të shëndetshme duke ndjekur një dietë me sheqer të ulët dhe duke shmangur ushqimet e përpunuara, pijet freskuese dhe karbohidratet e rafinuara!
-Zgjidhni fruta-perime dhe ushqime të pasura me fibra!
Zvogëloni konsumin e alkoolit!
Mbani peshën nën kontroll!/K.C/dritare.net