Na ndiqni edhe në

Shëndet

Këto janë 10 frutat që duhet të hani, për të ngadalësuar plakjen! 

Këto janë 10 frutat që duhet të hani, për të


Çdo grua dëshiron të qëndrojë e shëndetshme dhe e bukur sa më gjatë të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse dritare.net do ju tregojë sot se cilat janë frutat që ju duhet të hani për të shtyrë pak procesin e plakjes.

1. Frutat e pyllit

Frutat e pyllit përmbajnë vitaminë shumë të dobishme, duke përfshirë antioksidantë dhe vitaminën C. Manaferrat, luleshtrydhet, boronicat etj ndihmojnë për të mbajtur kolagjenin e lëkurës që ajo të jetë e qetë dhe elastike.

2. Shega

Ky frut ka veti fantastike rigjeneruese. Lëkura juaj do rikuperohet plotësisht. Shega përmban vitaminë B2, e cila është thelbësore për shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve. Duke ngrënë rregullisht këtë frut do ndiheni të freskët dhe të reja.

Këto janë 10 frutat që duhet të hani, për të

3. Avokadot

Të gjithë e dimë që avokadot janë të shkëlqyera për shëndetin. Avokadoja është një burim i pasur i elementëve të dobishëm dhe vitaminave esenciale për lëkurën, flokët, thonjtë, dhe për shëndetin në përgjithësi.

4. Kivi

Kivi përmban shumë antioksidantë. Nëse ju e hani vazhdimisht, lëkura juaj do të jetë më e butë dhe më e shëndetshme. Do ndihmojë në ndalimin e formimit të rrudhave dhe do ta bëjë trupin tuaj të prodhojë kolagjen.

Këto janë 10 frutat që duhet të hani, për të

5. Shalqiri

Ne të gjithë e dimë që hidratimi është çelësi për rininë, shëndetin dhe bukurinë. Shalqiri përmban sasi të lartë uji, i cili ushqen dhe hidraton lëkurën. Duke ngrënë shalqi ju parandaloni njollat dhe pikat e zeza.

6. Bananet

Banania ka elementë të dobishëm duke përfshirë vitaminat B6 dhe C. Këto dy vitamina e bëjnë lëkurën elastike, të freskët dhe të re. Duke ngrënë çdo ditë nga një banane ju mbroni trupin nga radikalet e lira.

7. Mollët

Ne i dimë vetitë fantastike të mollës, por më e rëndësishmja është se hidraton lëkurën dhe largon toksinat nga trupi. Vitamina E e bën lëkurën më të butë dhe të bukur.

8. Mangoja

Ky frut i shijshëm është shumë i dobishëm. Mangot lehtësojnë plagët dhe heqin puçrrat.

Këto janë 10 frutat që duhet të hani, për të

9. Papaja

Papaja përmban vitaminë A, E dhe C. Të gjitha këto janë thelbësore për shëndetin e lëkurës. Ato parandalojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimet dhe e rigjenerojnë atë. Ju mund t’i përfshini në dietë ose të provoni maska të ndryshme.

10. Rrushi

Rrushi ka sasi të larta të vitaminës C dhe antioksidantë. Duke ngrënë rrush ju mund ta mbroni lëkurën tuaj nga dëmtimet dhe për të parandaluar formimin e rrudhave./K.C/-dritare.net