Na ndiqni edhe në

Shëndet

Konsumimi i pijeve të gazuara, më i dëmshëm sesa të gjitha format e tjera të marrjes së sheqerit!

Konsumimi i pijeve të gazuara, më i dëmshëm sesa të

Një studim që përfshiu gati 70,000 të rritur suedezë ka zbuluar se konsumimi i pijeve të ëmbla dhe me përmbajtje sheqeri, si pijet e gazuara, është më i dëmshëm për shëndetin kardiovaskular sesa të gjitha format e tjera të marrjes së sheqerit.

Prej një periudhe më shumë se dy dekadash, studiuesit zbuluan se rritja e rrezikut të goditjes ishemike që është një goditje ne tru, që vjen nga mungesa e furnizimit me gjak dhe oksigjen te trurit apo aneurizma e aortës që është një fryrje (zgjerim) i murit të arteries kryesore të trupit janë të lidhura ngush me konsumimin e tepërt të këtyre pijeve.

Nga ana tjetër studimi thekson se konsumimi më i ulët i ëmbëlsirave dhe akulloreve që është një nga mënyrat e marrjes së sheqerit, shoqërohet me një rrezik më të lartë për sëmundjet kardiovaskulare.

Duke treguar një marrëdhënie komplekse midis burimeve të ndryshme të sheqerit dhe shëndetit të zemrës. Duke paralajmëruar se forma e marrjes së sheqerit që duhet të kemi më kujdes nga të gjitha të tjerat, është nga pijet e ëmbla dhe me përmbajtje sheqeri, si pijet e gazuara. /wealth /E.P-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Wealth (@wealth)