
Mjekja reumatologe: Ja si të lehtësoni dhimbjet e kockave!
Dritare.net

Mjekja reumatologe, Liljana Loci në një intervistë për Dritare TV ka treguar disa nga simptomat e para që shfaqen nëse kemi probleme me reumatizmën, kujdesi që duhet të tregojmë dhe suplementet dhe ilaçet që mund të përdorim.
Loci theksoi se dhimbjet janë simptoma e parë që na tregon se jemi të prekur nga reumatizma, dhe se këto të fundit janë më të theksuara gjatë ndryshimeve klimaterike, kryesisht në dimër.
Mjekja theksoi se ka shumë faktorë që ndikojnë në këto patologji dhe se seksi femër është më i prekur, ku shtoi se medikamentet që mund të përdorim janë të larmishme por duhet të kemi parasysh se këto duhet të përdoren nën rekomandimin e mjekut dhe farmacistes.
“Ka shumë faktorë që ndikojnë në këto patologji, ndaj njihet edhe me temin reumatizëm. Dhimbjet përkeqësohen në dimër, në varësi të kushteve atmosferike ndaj shumë të sëmurë kur i ndjejnë këto dhimbje, thonë jam me reumatizëm. Duke u shtuar intensiteti i dhimbjes, shton dyshimet që vuan nga reumatizma. Pjesa më e prekur është seksi femër. Reumatizma ka dhimbjen si simptomë kryesore, është ajo që e sjell pacientin tek mjeku. Menaxhimi i dhimbjes, është metodë e duhur për t’i larguar ato. Medikamentet janë të larmishme, paracetomolin mund ta marrin të gjithë, të këshilluar nga farmacistët dhe mjeku.
Në varësisë të intestitetit të dhimbjes, përcaktohet dhënia e kombinuar e barnave, për të reduktuar dhimbjen por gjithmonë nën këshillën e mjekëve. Pasi mund të ketë dhe efekte negative, duhet të kujdesemi për dozën dhe kohëzgjatjen. Pasi të moshuarit kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, si kardiovaskulare, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”, tha mjekja./M.K-dritare.net

















