Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çokollata e zezë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës!

Çokollata e zezë mund të ndihmojë në parandalimin e

Studimet shkencore kanë treguar se çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë dhe e mbushur me lëndë ushqyese.

Çokollata e zezë përmban flavonoide, të cilat janë kimikate bimore që veprojnë si antioksidantë dhe mund të luajnë një rol në parandalimin e kancerit dhe shëndetin e zemrës.

Çokollata përmban gjithashtu një përbërje të quajtur teobrominë, për të cilën Toby Amidor, RD , një autor librash gatimi dhe ekspert i ushqyerjes thotë se mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe uljen e presionit të gjakut.

Një nga përfitimet më të mëdha që studiuesit thonë është roli që mund të luajë çokollata e zezë në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Një rishikim sistematik zbuloi se personat që hanin çokollatë një herë në javë kishin një rrezik 8 për qind më të ulët të arterieve të bllokuara.

Një tjetër studim analizoi të dhënat nga më shumë se 188,000 persona dhe arriti në përfundimin se ata që hanin rregullisht rreth 1 çokollatë kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të arterieve koronare./E.P-dritare.net