Na ndiqni edhe në

Shëndet

Peshqit e vegjël hajini me gjithë hala. Ja pse!

Peshqit e vegjël hajini me gjithë hala. Ja pse!

Disa i duan, të tjerët nuk do t'i hanë kurrë. Një gjë është e sigurt: Peshku është një ushqim shumë i shëndetshëm, i aftë për t'i dhënë organizmit lëndë ushqyese të rëndësishme, prandaj nuk duhet të mungojë në asnjë tryezë. Një studim i ri, nxjerr në dritë përfitimet e mundshme shëndetësore të ngrënies së cironkave. Një studim japonez i publikuar në Public Health Nutrition, pretendon se kjo praktikë diete redukton rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe kancerin.

Në Japoni, ngrënia e cironkave dhe madje me gjithë hala është një praktikë e zakonshme dietetike. Japonezët konsumojnë të gjitha pjesët e peshkut, duke e ditur se shumë nga pjesët që hiqen shpesh përmbajnë mikronutrientë të rëndësishëm, si kalciumi dhe vitamina A.
Duke punuar me profesorin e asociuar Takashi Tamura dhe profesorin Kenji Wakai nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Nagoya, eksperti hetoi marrëdhënien midis marrjes së peshkut të vogël dhe rrezikut të vdekshmërisë tek pjesëmarrësit japonezë. Studimi përfshinte 80,802 njerëz (34,555 burra dhe 46,247 gra) të moshës 35-69 vjeç.
Një nga gjetjet më të habitshme të studimit ishte ulja e ndjeshme e vdekshmërisë totale dhe vdekshmërisë nga kanceri te gratë që hanin peshk të vogël. Konkretisht, ata që konsumonin peshk të vogël 1-3 herë në muaj, 1-2 herë në javë, ose 3 ose më shumë herë në javë kishin, respektivisht, një rrezik 0,68, 0,72 dhe 0,69 herë më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe 0, 72, 0.71 dhe 0.64 herë më pak rrezik të vdekshmërisë nga kanceri në krahasim me ata që hanë rrallë cironka.
Vihet re se një sërë studimesh të mëparshme kanë nxjerrë në pah gjithashtu se peshqit e vegjël janë një burim potencialisht i rëndësishëm i lëndësh ushqyese. Prandaj, studimi i ri shton provat shkencore që nxjerrin në pah përfitimet shëndetësore të zakoneve të të ngrënit, siç është ngrënia e peshkut të vogël.
Peshqit e vegjël janë të lehtë për t'u ngrënë për të gjithë dhe mund të hahen të plotë. Kanë ushqyes dhe substanca aktive që kontribuojnë ndjeshëm në ruajtjen e shëndetit të mirë. Marrëdhënia e kundërt midis marrjes së peshkut të vogël dhe rrezikut të vdekshmërisë nxjerr në pah rëndësinë e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese në dietën e njeriut. Konsumimi i peshkut të vogël zakonisht kufizohet në disa vende bregdetare, si Japonia. Por ngrënia e tij mund të veprojë si një mënyrë për të zgjatur jetëgjatësinë duke inkurajuar njerëzit që t’i përfshijnë cironkat në dietën e tyre./K.C/dritare.net