Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse duhet ta hamë shalqirin me një fetë djathë!

Pse duhet ta hamë shalqirin me një fetë djathë!

Duhet t’i themi “faleminderit” kujtdo që ka menduar i pari të ndërthurë ëmbëlsinë e shalqirit me shijen e kripur të djathit feta. Në fakt, disa e pasurojnë kombinimin duke shtuar barishte, vaj ulliri ekstra të virgjër, uthull balsamike, qiqra të grira, qepë të thata, nenexhik të freskët dhe shije të tjera që tejkalojnë kontrastin.
Shalqiri me djathë feta konsiderohet nga shumë njerëz si “kombinimi veror”. Lajmi i mirë vjen nga studiuesit që u japin përgjigje atyre që kontrollojnë nivelet e sheqerit. Nuk kërkohet përpjekje dhe privim nga ushqimet e preferuara. Komuniteti shkencor këshillon një mënyrë dhe zgjedhje të zgjuara ushqimore që të përmbajnë të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme: vitamina, fibra, antioksidantë, etj.
Kur shalqiri, i cili përmban kryesisht karbohidrate, kombinohet me një ushqim që përmban yndyrë ose proteina ose të dyja, siç ndodh me djathin e bardhë, atëherë ndodh kjo: karbohidratet në shalqi nuk përthithen papritur, por gradualisht. Kjo rezulton që niveli i sheqerit në gjak dhe i insulinës të mos rritet ndjeshëm, një fakt që duhet shmangur te pacientët diabetikë apo paradiabetikë, si dhe te gratë me sindromën e vezores policistike.
Pra, në përgjithësi, frutat e kombinuara me një burim proteinash të mira tani janë normë. Shalqiri që ka indeksin më të lartë glicemik duhet të hahet patjetër së bashku me një ushqim që përmban proteina dhe yndyra. Por nuk duhet ta ekzagjeroni as njërën, as tjetrën. Rekomandohet të zgjidhni një djathë me më pak yndyrë dhe jo një tas me 40-45% yndyrë. Përveç raportit të mirë mes shalqirit dhe djathit të bardhë, kombinime po aq të mira janë: molla me kos, dardha me arra, kajsia me katiki dhe fëstëk./K.C/dritare.net