Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse OBSH kundërshton fuqishëm dozën e tretë të vaksinës!

Pse OBSH kundërshton fuqishëm dozën e tretë të

Shkencëtarja kryesore e OBSH-së Soumya Swaminathan është shprehur kundër dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit që do të administrohet në vendet e pasura, sepse nuk po ndihmon në ngadalësimin e pandemisë.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm dozën e tretë për të gjithë të rriturit në vendet e pasura, sepse nuk do të ndihmojë në ngadalësimin e pandemisë.”, tha Soumya Swaminathan.

"Për momentin të dhënat nuk tregojnë nevojën për një dozë të tretë të vaksinës antikovid.”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Duke hequr dozat nga njerëzit e pavaksinuar, nxitësit do të inkurajojnë shfaqjen e varianteve të reja.", shtoi Swaminathan, informon dritare.net

Pse OBSH kundërshton fuqishëm dozën e tretë të

“Ka mjaftueshëm vaksina për të gjithë, por ato nuk po shkojnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.", tha Bruce Aylward, ekspert tjetër i Organizatës Botërore të Shëndetit. "Dy doza duhet t'u jepen personave më të prekshëm në të gjithë botën para se t'u jepen përforcues atyre që e kanë përfunduar ciklin e tyre dhe ne jemi shumë larg nga kjo situatë.", shtoi ai.

Deklaratat nga ekspertët e OBSH-së erdhën menjëherë pasi SHBA-ja njoftoi se doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 do të shpërndahej gjerësisht duke filluar nga 20 shtatori./K.C/dritare.net