Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse Ozempic kushton 969 dollarë në SHBA dhe 59 dollarë në Evropë?!

Pse Ozempic kushton 969 dollarë në SHBA dhe 59 dollarë në


Senati amerikan ka kërkuar përgjigje për hendekun e madh të çmimeve midis SHBA-së dhe Evropës për ilaçin e njohur për humbje peshe Ozempic dhe Wegovy.

Kreu i Novo Nordisk, Lars Fruergaard Jørgensen, kompania që prodhon të dyja barnat, u thirr të martën për t'iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta, por të vazhdueshme nga senatorët, të udhëhequr nga Bernie Sanders. Megjithatë, përgjigjet e tij ishin të përgjithshme dhe të paqarta.

Ozempic është një nga ilaçet më të njohura për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Vitet e fundit, një veti e dobishme ka dalë në pah për një audiencë krejtësisht të ndryshme: shkakton humbje peshe. Nuk mungojnë efektet anësore (të përzierat, fryrjet e barkut dhe stomaku), por shumë i anashkalojnë para rezultatit.

Në SHBA praktikisht i njëjti medikament, me të njëjtën substancë aktive, semaglutide, tregtohet si Ozempic për diabetikët dhe si Wegovy për humbje peshe.

Të dyja janë preparate të shtrenjta. Kostoja për trajtimin Ozempic është 969 dollarë në muaj ndërsa Wegovy kushton 1,349 dollarë në muaj. Në Britani të Madhe e njëjta përgatitje, Ozempic, kushton vetëm 92 dollarë dhe në Gjermani 59 dollarë.

Sanders, në një letër drejtuar Jorgensen, i bëri jehonë qëndrimit të shkencëtarëve të Universitetit Yale, të cilët thonë se të dyja ilaçet mund të prodhohen për më pak se 5 euro në muaj.

Ishte kjo mospërputhje, dy barna me të njëjtën substancë me çmime të ndryshme, por edhe ndryshimi i madh me Evropën, që shqetësoi senatorin Bernie Sanders.

Senatori ishte i prerë në letrën e tij: "Nëse Novo Nordisk nuk i jep fund lakmisë së tij dhe nuk ul ndjeshëm çmimin e këtyre barnave, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i dhënë fund kësaj."

Amerikanët, tha Sanders, janë "të ngopur" me çmimet e larta për barnat me recetë që u kërkohet të paguajnë. Në fund të fundit, tha ai, 70% e të ardhurave të Novo Nordisk për këto dy barna vijnë nga shitjet në SHBA. Jorgensen vuri në dukje se kompania e tij duhet të përmbushë kërkesën në rritje në SHBA.

“Pacientët që jetojnë me diabet të tipit 2 dhe obezitet nuk mund të presin edhe 50 vjet të tjera.”, tha ai, duke iu referuar kohëzgjatjes që iu desh kompanisë së tij për të zgjeruar prodhimin për të arritur në atë pikë. Për këtë arsye kompania ka angazhuar më shumë se 30 miliardë dollarë për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Ai shtoi se fokusi i Novo Nordisk është te shëndeti "dhe jo në luhatjet e përditshme të aksioneve", por edhe se "asnjë kompani nuk mund të zgjidhë problemet masive strukturore të sistemit amerikan të kujdesit shëndetësor."

Kreu i Novo Nordisk nuk pranoi t'i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të Sanders, duke theksuar se shumë në SHBA paguajnë deri në 25 dollarë në muaj për barnat. Kostot indirekte janë më të mëdha për amerikanët sesa për evropianët, theksoi senatori.

Një tjetër senator e pyeti Jorgensen nëse Novo Nordisk po fokusohet më pak në prodhimin e insulinës dhe më shumë në ilaçin për humbje peshe semaglutide. Ne jemi një nga kompanitë e pakta që bëjmë kërkime për insulinën, u përgjigj Jorgensen, megjithëse ai pranoi se çmimi i saj ka rënë në mënyrë dramatike, duke dekurajuar prodhuesit e tjerë.

“A do të angazhoheni për uljen e çmimit në treg të barnave?", pyeti senatorja Maggie Hassan.

"Ne mbështesim çdo gjë që i ndihmon pacientët të kenë akses me një çmim të përballueshëm." tha Jorgensen.

Përgjigja për pyetjen "pse nuk paguhet më shumë në Evropë" ishte e paqartë. Jorgensen tha se çështja është e komplikuar, pasi "diferenca në çmime nuk është reale, është pjesë e problemit."/K.C/dritare.net