Një filxhan kafe në mëngjes mund të bëjë më shumë sesa thjesht t'ju japë energji, sipas një studimi të ri. Sasi të moderuara të marrjes së kafeinës, të përcaktuara tre filxhanë kafe ose çaj në ditë u shoqëruan me një rrezik më të ulët të zhvillimit të multimorbiditetit kardiometabolik, tha autori kryesor i studimit, Dr. Chaofu Ke, profesor i asociuar i epidemiologjisë dhe biostatistikës në Universitetin Soochow në Suzhou, Kinë.
Multimorbiditeti kardiometabolik, ose CM, është bashkëjetesa e të paktën dy sëmundjeve kardiometabolike si sëmundja koronare e zemrës, goditja në tru dhe diabeti i tipit 2.
"Konsumimi i kafesë dhe kafeinës mund të luajë një rol të rëndësishëm mbrojtës në pothuajse të gjitha fazat e zhvillimit të CM-së.", tha Ke.
Studiuesit analizuan të dhënat nga rreth 180,000 njerëz në Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, një bazë të dhënash biomjekësore dhe burim kërkimi që ndjek njerëzit për një kohë të gjatë. Të përfshirët nuk kishin sëmundje kardiometabolike në fillim.
Konsumatorët e moderuar të kafeinës kishin një rrezik të reduktuar të shfaqjes së multimorbiditetit kardiometabolik. Rreziku zvogëlohej me 48.1% nëse pinin tre filxhanë në ditë, ose 40.7% nëse merrnin 200 deri në 300 miligramë kafeinë në ditë, krahasuar me njerëzit që nuk pinin ose pinin më pak se një filxhan, tha Ke.
"Është e rëndësishme të theksohet se, ndërsa këto të dhëna sugjerojnë një marrëdhënie midis kafeinës, çajit dhe kafesë dhe një rrezik të reduktuar të një kombinimi të sëmundjeve kardiovaskulare, ne duhet të jemi të kujdesshëm përpara se të nxjerrim efektet e vërteta shkakësore.", tha Dr. Gregory Marcus, shef i asociuar i kardiologjisë për kërkime dhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në një mail për CNN./K.C/dritare.net