Na ndiqni edhe në

Shëndet

Studimi/ 10 herë më shumë rrezik infektimi nga të pavaksinuarit!

Studimi/ 10 herë më shumë rrezik infektimi nga të

Është e vërtetë që edhe të vaksinuarit mund të infektohen me Sars Covs-2, por lajmi i mirë është se kanë më pak mundësi të infektojnë të tjerët. Këtë e kemi dëgjuar disa herë nga mjekët infeksionistë,
por një studim paraprak i kryer nga një grup virologësh zviceranë mund të japë disa shifra më të sakta. Kërkuesit kanë zbuluar se grimcat virale të marra tek të vaksinuarit janë 10 herë më pak infektive se ato të marra nga persona të pavaksinuar. Ky është studimi i parë që mat në mënyrë sasiore këtë fenomen. Kërkimet e mëparshme në fakt kanë dhënë vetëm informacione në prezencën ose mungesën e virusit infektiv pa mundur të përcaktojnë fortësinë e virusit në campionet e marra.

Studiuesit zviceranë vlerësuan tamponët nazofaringalë të 384 pacientëve covid të pavaksinuar me Delta, Omikron ose edhe të vaksinuar dhe më pas krahasuan ngarkesën virale me qelizat in vitro. Dhe ajo që u vu re, se duke marrë kampione me të njëjtën distancë nga fillimi i simptomave, grimcat virale të marra nga personat e vaksinuar ishin 10 herë më pak infektive se grimcat e marra nga personat e pavaksinuar.

Mario Picozza, studiues në Laboratorin e Neuroimunologjisë në Fondacionin Santa Lucia Ircc në Romë tha se fatkeqësisht vetëm studimet epidemiologjike, qofshin ato të bazuara në tendencën e numrit të rasteve në popullatën e përgjithshme ose në analizën e drejtpërdrejtë të transmetimit në zona të kufizuara si familjet, na japin informacion të dobishëm për të përcaktuar transmetueshmërinë efektive të një shtame virale./Xh.Xh/dritare.net