Na ndiqni edhe në

Shëndet

Unë isha kundër vaksinës. Këtë vit ndryshova mendje!

Unë isha kundër vaksinës. Këtë vit ndryshova mendje!

Nga Sophie Strout


"Të ndryshosh mendje, veçanërisht pikëpamjet e mbajtura fort, është e vështirë. Në ditët e para të pandemisë së Covid-19 kur kishte pëshpëritje të "vaksinave të mundshme", unë kisha në mendjen time, një jo të fortë. Vera mbërriti dhe së bashku me temperaturat e larta erdhën të gjitha thashethemet për efekte anësore të mundshme. Unë ende po thoja "Jo”. Erdhi vjeshta dhe bashkë me të, një valë tjetër (humba numërimin ... ishte vala e tretë? E katërta?) e infeksioneve dhe shtrimeve në spital.
Numri i njerëzve që vdesin nga Covid-19 vazhdoi të rritej. Unë, së bashku me shumë të tjerë, kuptova se shpresa jonë për këtë pandemi që mund të përfundonte me verën nuk kishte arritur të realizohej. Ishte pikërisht në atë kohë kur kuptova se mund të kem nevojë t'i kushtoj pak më shumë vëmendje të gjitha bisedave rreth vaksinës dhe në vend që të tund vetëm kokën, në të vërtetë mësoj më shumë, dhe jo nga njerëz të rastit në internet, por nga ekspertë të fushës.
Kështu që unë nisa t’ju drejtohem informacioneve në internet, por këtë herë, burimet ishin epidemiologët dhe imunologët ata që ishin ekspertë për viruset dhe vaksinat. Këta njerëz me të vërtetë e dinin se për çfarë po flisnin dhe unë ndihesha shumë e dëshpëruar për këtë. Doja fakte të padiskutueshme, numra reale dhe të dhëna të paanshme. Këta ishin njerëz, historitë dhe postimet e të cilëve do t'i shihja dhe lexoja çdo ditë dhe ngadalë me kalimin e kohës, fillova të pyes shumë edhe për vaksinat e mëparshme.
E shihni, nuk ishte vetëm vaksina kundër Covid-19 për të cilën po ndryshoja mendje. Ishin të gjitha vaksinat.

Kur mbeta shtatzënë me fëmijën tim të parë, mbi gjashtë vjet më parë, unë nuk kam menduar shumë për vaksinat (përveç marrjes së tyre), por zbulova po atë kohë se shumë njerëz besonin se ishin të dëmshme. Frika nisi të zërë vend tek unë dhe me kalimin e kohës, ajo vetëm u bë më e madhe.
Më thanë se rreziqet e vaksinës ishin më të larta se rreziqet e sëmundjes. Më thanë që lëndimet e vaksinës ndodhin shpesh. Më thanë që mjekët po përfitojnë nga vaksinat. Dhe e dini çfarë? Ishte vërtet e vështirë të kuptoja se çfarë ishte e vërtetë dhe çfarë jo sepse ndihesha aq e prekur dhe e pasigurt si nënë e re.
Mbaj mend që dikush tha: "Pasi të vaksinohesh, nuk mund ta anulosh atë, por nëse zgjedh të presësh, gjithmonë mund të ndryshosh mendim më vonë," dhe kjo më ka mbetur mua. Kështu që nuk bëra asgjë. U ndjeva e paralizuar. Marrja e vendimeve tashmë është sfiduese për mua, kështu që shmangia e tyre u bë zgjedhja më e lehtë dhe më e rehatshme.
Duke parë pas në kohë, ndjehem sikur kam rënë pre e këtyre teorive. Unë isha një objektiv i lehtë. Unë mund të shoh pse besova atë që bëra dhe nuk ndiej turp për këtë, ashtu siç nuk ndiej turp për ato besime që ndryshuan gjatë vitit të kaluar.
Unë mendoj se ka shumë keqkuptime për njerëzit që zgjedhin të mos vaksinohen dhe tani më shumë se kurrë, ne po shohim njerëz që sulmohen dhe gjykohen për këtë. Pork jo n uk mjafton për të ndryshuar pikpamjet e tyre.
U desh një pandemi për të ndryshuar mendjen time. Një pandemi e frikshme! Shumica e njerëzve që nuk po vaksinojnë veten ose fëmijët e tyre nuk janë në të vërtetë kundër idesë së vaksinave, ata thjesht nuk kanë besim se ato që kemi janë të sigurta. Ata duan të shohin që po bëhen më shumë studime. Aty mungon besimi.
Nëse ndiheni të frustruar nga njerëzit që refuzojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19, përgjigja nuk është të përpiqeni t'i trembni ose t'i bëni ata të ndihen më keq. Ajo që mund të bëni ëshët të siguroni fakte . Ne të gjithë po përpiqemi të bëjmë atë që mendojmë se është e drejtë, të dëgjojmë njerëzit që mendojmë se thonë të vërtetën, për t’i mbajtur fëmijët tanë sa më të sigurt. Qëllimet tona aktuale janë ndoshta shumë të ngjashme; ne thjesht kemi ide të ndryshme sesi mund t'i arrijmë ato. Ndoshta duke dëgjuar njëri -tjetrin më shumë, ne mund të gjejmë një terren të mesëm për të qenë në gjëndje të ecim përpara.
Nga një "anti-vaxxer" , unë përfundova në marrjen e vaksinës Covid-19 dhe madje kam vaksinuar dhe fëmijët e mi. Kam gjetur paqe në vendimin tim dhe kjo është ajo që shpresoj se të gjithë mund ta gjejnë. Çfarëdo vendimi që të merrni, shoqërojeni me informacion të bazuar në fakte dhe dëshmi nga burime reale.

Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë më ndryshoi vërtet mendjen kur unë mora vaksinën. Ishte një person i caktuar? Apo ishte një pjesë e informacionit të veçantë?
Ajo që më ndryshoi mendjen është se më mbaruan arsyet për të mos e marrë atë.
Kur po thosha se nuk do të merrja vaksinën, kisha një listë arsyesh pse. Gjëra si frika nga efektet anësore, shqetësimi se sa efektive ishte, pyetja nëse imuniteti natyror i tufës ishte më i mirë, etj. Një nga një, ato arsye u hoqën nga lista ime pasi mësova më shumë.
Vendosa që kishte më shumë kuptim t'i besoja njerëzve që ishin ekspertë në vaksina dhe viruse. Mësova shpejt se disa nga ato që kisha dëgjuar për vaksinat dhe koronaviruset më parë nga jo ekspertët thjesht nuk ishin të sakta - madje as shkencërisht nuk kishin kuptim! Këta janë njerëzit që fituan besimin tim dhe përfundimisht më ndryshuan mendjen. Besimi im në vaksinat u rrit dhe besimi tek ata që i kundërshtonin ato ra.
Le të mbështesim njerëzit që zgjedhin të rriten në vend që të qëndrojnë të mbërthyer. Dhe le t'i japim fund kësaj pandemie duke zgjedhur fakte dhe mirësi, edhe kur nuk jemi plotësisht dakord.”/dritare.net