Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ushqime ultra të përpunuara! Ja pse varësia ndaj tyre po krijon epidemi ushqimore!

Ushqime ultra të përpunuara! Ja pse varësia ndaj tyre po krijon

La Repubblica

Sheqernat dhe ushqimet ultra të përpunuara po dominojnë dietat në mbarë botën. Konsumi është në rritje, veçanërisht tek të rinjtë.

Ekspertët paralajmërojnë: “Një emergjencë e vërtetë e shëndetit publik”.

Duke konsumuar ushqim të gatshëm, patate të skuqura apo pije me sheqer, ju bën ju një konsumator të ushqimit ultra të përpunuar. Mjafton të thuhet se 58% e kalorive të konsumuara çdo ditë në Shtetet e Bashkuara dhe 36% e atyre në Evropë vijnë nga ushqimet e përpunuara.

Por pse i konsumojmë?

Thjesht: janë të shijshme, shumë të shpejta për t'u përgatitur, pa e ndotur as tiganin. Çështja është se konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara shoqërohet me rreziqe më të mëdha për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemike dhe shumë lloje të kancerit.

Komuniteti shkencor është unanim për këtë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ajo që shfaqet me qartësi gjithnjë e më të madhe është vështirësia për t'i hequr ato nga dieta, për shkak të varësisë së vërtetë që krijojnë këto ushqime te konsumatori./ M.K-dritare.net