Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vaji me shije të çuditshme që doli të ishte i shëndetshëm!

Vaji me shije të çuditshme që doli të ishte i

BBC

Shumë njerëz luftojnë për të pasur një dietë të shëndetshme, duke provuar edhe vajra me shije të çuditshme. Rezulton se njëri prej tyre përmban me të vërtetë shumë vitamina, siç është vaj i mëlçisë së merlucit. Kaq shumë ilaçe nga shekujt 18 dhe 19 nuk i kanë qëndruar provës së kohës. Por vaji i mëlçisë së merlucit është një nga ato ilaçe të rralla që nga epoka e vajit të gjarprit.

E krijuar nga ngrohja e mëlçive të merlucit dhe kapja e vajit që rrjedh, produkti është jashtëzakonisht i pasur me vitaminë D dhe vitaminë A. Përpara zbulimit të vitaminave që do të duhej të prisnin edhe disa vite të tjera, njerëzit kishin vënë re se fëmijët merrnin doza me vaji i mëlçisë së merlucit, që lufton sëmundjen e kockave dhe sulmeve në zemër. Që nga lufta çdo fëmijë në Angli ishte i detyruar të pinte një lugë nga vaji i mëlçisë së merlucit. Kjo traditë u zbatua për vite me rradhë, në shumicën e kopshteve dhe shkollave fillore. Besohej se nga ky vaj i pasur me omega 3, vitamin D dhe A parandalohej sëmundja e poliomelitit. Edhe sot pas shumë vitesh, tradita e hershme e përhapur sidomos në vendet nordike është mbështetur edhe shkencërisht.

Vaji i mëlçisë së merlucit, pavarësisht nga cilësitë e tjera, ishte shpesh një gjë e pakëndshme për t'u gëlltitur.

Ashtu si çdo vaj, kontakti me oksigjenin mund ta bëjë atë të prishet, duke dhënë një shije të keqe peshku. Por ajo që dukej si një mënyrë tjetër, më pak e bezdisshme për të marrë vitaminën D, qëndrimi në diell dhe lejimi i enzimave nën sipërfaqen e lëkurës të kujdesen për prodhimin e saj, nuk ishte zakonisht një opsion për fëmijët në MB, një fakt që mbetet po aq i vërtetë, siç ishte njëqind vjet më parë. (Dhe ka të ngjarë të përkeqësohet, pasi Met Office parashikon që dimrat të jenë 30% më me shi se sa në 1990 deri në vitin 2070.)

Pra, dekada më parë, shumë qeveri iu drejtuan ushqimeve përforcuese. Në vitin 1940, Britania e Madhe filloi fortifikimin e detyrueshëm të margarinës me vitaminë D. Edhe në shekullin e 21-të, qeveritë kanë ndryshuar politikën në përpjekje për të rritur nivelet e vitaminës D. Dhe në vitet e fundit, ndërsa testet e gjakut për nivelet e vitaminës D janë përmirësuar, disa të vërteta befasuese kanë dalë në dritë. Midis janarit dhe marsit, kur rrezet e diellit janë në nivelin më të ulët, një pjesë e madhe e fëmijëve, gati 40%, kanë mungesë të vitaminës D.

Gati 30% e të rriturve janë në të njëjtën situatë./M.K-dritare.net