Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vuani nga anemia? Ja cilat ushqime duhet të konsumoni!

Vuani nga anemia? Ja cilat ushqime duhet të konsumoni!

Çfarë është hekuri?

Hekuri është një lëndë ushqyese. Është i nevojshëm për shumë funksione në trupin tuaj, me një nga më të rëndësishmet parandalimin e anemisë. Hekuri nevojitet për të krijuar hemoglobinën, një molekulë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut . Hemoglobina lëviz oksigjenin nëpër trupin tuaj.

Cilat ushqime përmbajnë hekur:

1. Mishi viçi, qengji, derri.

2. Pulë, gjeldeti dhe vezë

3. Ushqim deti - salmon, sardele dhe ton

4. Mëlçi ose pate

Ushqimet bimore mund t'ju japin gjithashtu hekur. Nëse ndiqni një dietë me bazë bimore, do t'ju duhet të merrni rreth 80% më shumë hekur.

Si mund të merrni mjaftueshëm hekur:

Mënyra se si përgatitni ushqimin së bashku, mund të ndikojë në sasinë e hekurit që trupi tuaj.

Për shembull, ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë C mund t'ju ndihmojë të përthithni më shumë hekur.

1. Frutat agrume, si portokall dhe limon

2. Domate

3. Manaferrat

4. Kivi

5. Pjeprat

6. Piper

Provoni t'i hani këto ushqime, të paziera, në të njëjtën kohë me ushqimet e pasura me hekur. Ju gjithashtu mund të pini lëng portokalli me vaktet tuaja./E.P-dritare.net