Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Qytetarët denoncojnë: Kompanitë e internetit, po na rrezikojnë jetën!

Qytetarët denoncojnë: Kompanitë e internetit, po na

Tela interneti nëpër trotuare, të lidhura nga shtyllat në hyrjet e pallatit, duke bllokuar kalimin e rrugës apo prishur pronën private janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e një lagjeje pranë Bulevardit Gjergj Fishta në Tiranë.

Janë vetë qytetarët, banorë të kësaj lagjeje, të cilët kanë shkruar në Dritare.net, duke treguar këtë situatë problematike, që po sjell vështirësi në përditshmërinë e tyre.

Qytetarët denoncojnë: Kompanitë e internetit, po na

Ndonëse ata thonë se kanë njoftuar kompaninë përkatëse, në mënyrë që t’i japë një zgjidhje këtij problemi, si përgjigje kanë marrë vetëm heshtjen e tyre. Bëhet fjalë për kompaninë Abissnet të cilën banorët e kanë telefonuar, por askush nuk është përgjigjur.

Qytetarët denoncojnë: Kompanitë e internetit, po na

Ndërsa telat e internetit përveç pengesës në kalim në trotuaret poshtë pallateve janë një pengesë, sjellin gjithashtu edhe rreziqe për banorët e në mënyrë të veçantë për fëmijët.

Qytetarët denoncojnë: Kompanitë e internetit, po na

Duke mos marrë asnjë zgjidhje nga kompanitë përkatëse, banorët e kësaj lagjeje denoncuan në Dritare.net duke ngritur zërin në mënyrë që përgjegjësit, apo autoritetet, do t’i japin një zgjidhje shqetësimeve të tyre./L.F-dritare.net