Na ndiqni edhe në

Showbiz

Është pervers! Miri përballet me deklaratën e babait të Selinës!

Është pervers! Miri përballet me deklaratën e babait të

Miri ka hapur “Kutinë e Pandorës”, ku përveç një takimi të veçantë me vajzën e tij, u përball edhe me një akuzë të rëndë nga babai i Selin.

Në deklaratën e tij, babai i Selin shprehet ashpër, duke thënë:
“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij.”

Pas këtyre akuzave, Miri reagoi i prekur dhe i indinjuar, duke mohuar çdo pretendim:
“Ndihem i fyer, sepse nuk ka qenë ky qëllimi im. Nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë. E di shumë mirë çfarë është dashuria e një prindi për vajzën. Jam munduar të mbaj distancë që të mos keqkuptohem. Nëse dikush është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por kurrë nuk ka qenë ky qëllimi im.”

I pyetur nëse kjo situatë do të ndryshojë marrëdhënien e tij me Selin, Miri u shpreh se qëndrimi i tij do të jetë ndryshe:


“Unë e kam parë gjithmonë me admirim atë vajzë, sepse për moshën që ka kam pasur vlerësim për të. Shpesh e shoh me syrin e një prindi dhe them: ‘Dashtë Zoti vajza ime bëhet një ditë si ajo’. Patjetër që do të ketë ndryshim. Do të vazhdoj marrëdhënien, por do të jem më i rezervuar, sepse nuk dua të perceptohem më ashtu siç jam perceptuar.”-E.P-dritare.net