Na ndiqni edhe në

Shqip

Ambasadori Bimo: Nuk duhet të hyjmë në BE si skllevër!

Ambasadori Bimo: Nuk duhet të hyjmë në BE si skllevër!

Ambasadori Roland Bimo, i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV, shprehu kritika të forta ndaj Bashkimit Evropian. Ai theksoi se mungesa e një identiteti kombëtar e bën një vend thjesht një nocion gjeografik, pa mbështetje dhe pa kuptim real.

“Kushdo që ua ka këshilluar zotërinjve këtë rrugëdalje, ndoshta është ndonjë evropian i currufjaksur, që merr rrogën e vet pa u shqetësuar.", deklaroi Bimo.

Ai kritikon BE-në si një entitet të fragmentuar, ku shtetet anëtare ndjekin interesa individuale duke humbur solidaritetin e dikurshëm. Për sa i përket integrimit të Ballkanit, ambasadori këshillon që fokusi të jetë te ndërtimi i shtetit ligjor dhe jo tek anëtarësimi formal si qëllim në vetvete.

Ndërkohë, Shqipëria duhet të përpiqet dhe të sakrifikojë për të ndërtuar një shtet ligjor, ku sundon e drejta dhe qytetarët ndihen të sigurt: “Duhet të kemi një shtet ku askush nuk shkel rregullat, ku policia zbaton ligjin dhe vendos rregull, dhe ku njerëzit mund të jetojnë me dinjitet, duke ndjerë që jemi një shtet evropian.”/K/C/dritare.net